Lidhje

Parlamenti serb mund të kërkojë falje publike për Srebrenicën

  • Zëri Amerikës

Parlamenti serb po shikon mundësinë për të kërkuar falje publikisht lidhur me vrasjen e mijëra myslimanëve të Bosnjes në Srebrenicë në vitin 1995.

Një projekt-rezolutë e përgatitur nga partitë serbe në pushtet shprehte keqardhje për viktimat, dhe kërkonte falje për mosveprim në parandalimin e masakrës së rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë.

Megjithatë, masa që po diskutohet sot nuk i cilëson këto vrasje si gjenocid. Partitë nacionaliste serbe e kanë kundërshtuar projekt-rezolutën.

Ata thonë se kjo e fundit duhet të dënojë edhe krimet e kryera nga myslimanët dhe kroatët gjatë luftës së Bosnjës nga viti 1992 në vitin 1995. Parlamenti serb pritet të votojë për rezolutën sot.

XS
SM
MD
LG