Lidhje

Serbia kërkon ndihmë për identifikimin e kërcënimit ndaj Presidentit Tadiç

  • Zëri Amerikës

Serbia kërkon ndihmë për identifikimin e kërcënimit ndaj Presidentit Tadiç

Serbia kërkon ndihmë për identifikimin e kërcënimit ndaj Presidentit Tadiç

Serbia u ka kërkuar ndihmë autoriteteve amerikane për të identifikuar burimin e një kërcënimi ndaj presidentit serb Boris Tadiç që u shfaq në faqen e internetit Facebook.

Mesazhi ishte vendosur nga një grup i panjohur në këtë faqe. Aty shkruhej: “Tadiç, Mercedesi i blinduar nuk do të të ndihmojë. Kur të hapësh derën, të pret një snajper.”

Kryeministri pro-perëndimor serb Zoran Xhinxhiç u vra nga një snajper para shtatë vjetësh, pasi kërcënime të ngjashme dolën në një gazetë të opozitës.

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç tha se autoritetet po hetojnë kërcënimin e sapo dalë. Por ai tha se u nevojitet ndihma e Departamentit amerikan të Drejtësisë për të gjetur adresën e internetit të kompjuterit nga është nisur mesazhi.

XS
SM
MD
LG