Lidhje

Serbi: Pres. Tadiç deklaron largimin nga posti; hapet rruga për zgjedhje

  • Zëri Amerikës

Presidenti serb Boris Tadiç ka deklaruar se do të largohet nga posti, duke i hapur rrugën zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale, ku ndeshet me një konkurencë të fortë nga nacionalistët.

Presidenti Tadiç e bëri njoftimin sot duke thënë se, bazuar në kushtetutën e vendit, kishte marrë vendimin për ta prerë shkurt mandatin e tij me synimin që zgjedhjet të organizohen më 6 maj.

Pritet që kryetarja e parlamentit të vendit t'i caktojë zgjedhjet presidenciale për më 6 maj, që të përkojnë me zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Presidenti Tadiç do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me shifra të ulëta të mbështetjes publike, pasi shumë serbë e fajësojnë atë për problemet e mëdha ekonomike e sociale të vendit. Qëndrimi i moderuar i zotit Tadiç komentohet në qarqet radikale si gatishmëri nga ana e tij për të hequr dorë nga pretendimet territoriale serbe mbi Kosovën.

Një ndër pretendentët e fortë në këto zgjedhje do të jetë nacionalisti Tomisllav Nikoliç, i cili gëzon përkrahjen e Rusisë.

XS
SM
MD
LG