Lidhje

Serbia cakton 6 majin si ditën kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç caktoi 6 majin si ditën kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Në zgjedhjet për në parlamentin me 250 vende, Partia Demokratike në pushtet e presidentit Tadiç do të përballet me një rivale të fortë - Partinë Progresive nacionaliste, të kryesuar nga udhëheqësi i opozitës, Tomisllav Nikoliç.

Caktimi i datës së zgjedhjeve pason vendimin e udhëheqësve të Bashkimit Evropian në fillim të këtij muaji për t’i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat në BE.

Blloku prej 27 vendesh tha se Serbia ka zbatuar një numër kërkesash të Bashkimit, përfshirë arrestimin dhe ekstradimin e të dyshuarve për krime lufte si dhe ka përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën.

XS
SM
MD
LG