Lidhje

SHBA: Pakistanezo-amerikani Shahzad bashkëpunon me hetuesit

  • Zëri Amerikës

Faisal Shahzad

Faisal Shahzad

Zyrtarë amerikanë thonë se një pakistanezo-amerikan i akuzuar për tentativën për sulm me bombë në qytetin e Nju Jorkut po bashkëpunon me hetuesit, ndërsa ata përpiqen të identifikojnë motivin e sulmin.

30-vjeçari Faizal Shahzad do të nxirrej dje para një Gjykate të Nju Jorkut për t’iu lexuar zyrtarisht akuzat, por dalja në gjyq do të bëhet sot ose nesër, në mënyrë që të vazhdojë marrja në pyetje.

Zyrtarët thonë se Shahzadi e ka pranuar rolin e tij në komplot dhe ka dhënë informacione të vlefshme. Ai gjithashtu ka hequr dorë nga e drejta për të mos iu përgjigjur pyetjeve, në përpjekje për të mos inkriminuar veten.

Ai u arrestua pasi forcat e rendit zbuluan lidhje mes tij dhe një makine të parkuar në sheshin Times Square të Nju Jorkut të shtunën në mbrëmje, ku u gjet edhe një bombë artizanale. Hetuesit ranë në gjurmët e tij dhe arritën ta kapin pak para nisjes me avion për në Dubai.

Autoritetet po përiqen të zbulojnë lidhje me organizata terroriste jashtë vendit. Ata thanë se Shahzad ka pranuar se është stërvitur për lëndët plasëse në Pakistanin veriperëndimor.

XS
SM
MD
LG