Lidhje

Probleme në bisedimet për partneritetin strategjik SHBA-Afganistan

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët thanë se përpjekjet për të arritur një marrëveshje mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, pas largimit të trupave nuk duket të jenë të suksesshme.

Trupat ushtarake ndërkombëtare pritet të largohen nga Afganistani në fund të vitit 2014 dhe ndodhen në fazën e transferimit të përgjegjësive tek forcat afgane.

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Afganistanit thanë sot se negociatat për një marrëveshje afatgjatë bashkëpunimi strategjik SHBA-Afganistan kanë ngecur, për shkak të mospajtimit mbi çështjet e burgjeve të administruara nga Shtetet e Bashkuara dhe mbi sulmet e zhvilluara gjatë netëve nga ana e forcave ndërkombëtare.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka bërë thirrje që këto sulme të marrin fund, pasi ato rezultojnë në vdekje civilësh. Por Ushtria amerikane thotë se sulmet janë të domosdoshme për kapjen e kryengritësve.

XS
SM
MD
LG