Lidhje

SHBA: Zbulime të reja astronomike

  • Zëri Amerikës

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara thonë se kanë identifikuar më shumë se 675 yje në periferi të Kashtës së Kumtrit, të cilët duket se janë shtyrë nga forca e madhe e gravitacionit nga qendra e galaktikës.

Në përgjithësi, astronomët përdorim termin “Vrima e zezë supermasive” për të identifikuar zonën gjigande që mendohet se ndodhet në qendër të thuajse të gjitha galaktikave të mëdha, përfshirë Kashtën e Kumtrit.

Studjuesit në Universitetin Vanderbilt në shtetin Tennessee thonë se vëzhgimet e tyre tregojnë se qindra yje të identifikuar prej tyre, kanë me shpejtësi të lartë dhe janë të ngjashme me Diellin, në fazën e vonshme të evolucionit dhe ata njihen si “Gjigandët e kuq”.

XS
SM
MD
LG