Lidhje

Uashington: Rritet numri i njerëzve që kërkojnë ushqim nëpër bankat e ushqimit

  • Zëri Amerikës

Uashington: Rritet numri i njerëzve që kërkojnë ushqim nëpër bankat e ushqimit

Uashington: Rritet numri i njerëzve që kërkojnë ushqim nëpër bankat e ushqimit

Me ftohjen e motit këtu në Shtetet e Bashkuara nisin festimet për sezonin e të korrave që mbahen nëpër qytetet dhe zonat anembanë vendit. Disa prej këtyre organizimeve bëhen për të ndihmuar njerëzit që nuk sigurojnë dot ushqimin për vehte dhe familjet e tyre.

Këtë të shtunë me diell, një zonë e Xhorxhtaunit, mjaft e njohur për dyqanet e saj në Uashington, është mbyllur për makinat, por është plot me njerëz, që kanë ardhur këtu për një çështje të mirë.

“Më pëlqen ushqimi dhe ky ushqim shijon më mirë kur e di se ndërsa ha këtë ushqim, ndihmon dikë tjetër”.

Kevin Heinsmeir është njëri prej 8 mijë njerëzve që marrin pjesë në ngjarjen e quajtur “Shija e Xhorxhtaunit”. Ky organizim i përvitshëm mbledh të ardhuara për një organizatë vendase jo fitimprurëse, që ndihmon të pastrehët. Xheims Brako është drejtor ekzekutiv i distriktit për përmirësimin e biznesit të Xhorxhtaunit, i cili organizon festivalin.

“Ne kemi 30 nga restorantet më të mira këtu në Xhorxhtaun, të cilët paraqesin disa prej gatimeve të tyre më të mira. Fitimet i mer Qendra Kisjtare e Xhorxhtaunit”.

Mbledhja e fondeve filloi 18 vjet më parë në ambjentet e kësaj kishe, ku sot, muzikantë vendas argëtojnë njerzit që shkojnë në festival. Që kur organizata Brako mori përsipër këtë organizim 7 vjet më parë, ai është shndërruar në një festival të madh ushqimi, i cili mbledh rreth 150 mijë dollarë për programin në ndihmë të të pastrehëve.

“Mendoj se është një mënyrë e mirë që njerëzit të ndihmojnë qendrën kishtare dhe të shijojnë ushqime të ndryshme. Dhurimi i të ardhurave mund të bëhet edhe përmes një çeku, por nuk është argëtuese sa një organizim i tillë”.

Xheni Thomas është dakort. Ajo solli të fejuarin këtu për të festuar ditëlindjen e tij.

“Bëra disa kërkime pasi atij i pëlqen ushqimi, dhe thashë pse jo... Na pëlqeu edhe qëllimi i këtij organizimi dhe thamë të marrim pjesë”.

Ushqimi për një çështje të mirë është misioni edhe i kësaj ngjarjeje tjetër. Këtu rreth 300 kupa janë për shitje. Të ardhurat shkojnë në Bankën e Ushqimit për Zonën e Kryeqytetit, që është qendra më e madha jofitimiprurëse për shpërndarjen e ushqimeve në zonën e Uashingtonit. Shamia Hallouej është menaxhere e kësaj qendre.

“Të ftuarit vijnë këtu, ata zgjedhin një prej kupave që ka çmimin 25 dollarë dhe pastaj marrin simbolikisht një racion supe dhe bukë. Shumë restorante gatuan supë për ne, të cilën na e dhuruan”.

Kupat dhurohen gjithashtu nga artistë, galeri dhe shkolla vendase. Gjysmat e tyre janë bërë nga pronarja e një galerie, Xhudi Uolsh dhe burri i saj.

“Më pëlqen ushqimi, jam artiste dhe e dua artin, dhe kur i ndërthur të dyja, përfundon tek “Kupat bosh”.

“Kupat bosh” është emri i organizimit për mbledhje fondesh. Dhe zonja Hollouej thotë se ky emër simbolizon gjenden e urisë në kryeqytetin amerikan.

“Rreth 600 mijë njerëz janë në prag të urisë. Ne përjetuam një rritje prej 25% të kërkesës në shërbimin tonë. Kemi rreth 700 agjenci partnere dhe ato kanë një rritje prej 20 deri 100% të kërkesës. Ato thonë se shohin fytyra të reja, që nuk kanë ardhur më parë”.

Zonja Holloway thotë se gjendja e tanishme ekonomike ka bërë që bankat e ushqimit të kenë nevojë për mbështetjen e komunitetit më shumë se asnjëherë më parë. Kjo bëri që edhe Kristën Konte të vijë tek “kupat bosh”.

“Unë besoj tek kjo nismë. Kjo është gjëja e parë që duhet bërë dhe unë dua ta ndihmojë këtë grup. Gjithashtu duket se është një ushqim i mirë”.


XS
SM
MD
LG