Lidhje

SHBA: Afron afati i vendimit të komisionit për shkurtimin e deficitit


SHBA: Afron afati i vendimit të komisionit për shkurtimin e deficitit
SHBA: Afron afati i vendimit të komisionit për shkurtimin e deficitit

Super komisionit ndërpartiak të Kongresit amerikan, i cili po kërkon mënyra për uljen e borxhit në rritje të Shteteve të Bashkuara, po i afrohet afati i fundit. Komisioni prej 12 anëtarësh, 6 demokratë dhe 6 republikanë, ka afat deri më 23 nëntor që të identifikojë sektorët, ku duhet të bëhen shkurtime buxhetore prej më shumë se 1 trilion dollarësh gjatë 10 vjetëve të ardhshëm. Por duke pasur parasysh klimën e nxehtë politike në Uashington, kjo nuk do të jetë e lehtë.

Sipas disa llogaritjeve, aktualisht Shtetet e Bashkuara paguajnë më shumë se 40 cent për çdo dollar që marrin borxh dhe si rezultat po shtohet presioni për uljen e borxhit prej 14 trilion dollarësh. Por tani që superkomisionit i kanë mbetur më pak se 6 javë nga afati për të dhënë rekomandimet, perpektivat për sukses nuk janë të qarta.

Ligjvënësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Kris Van Hollen është anëtar i komisionit.

"Ende mendoj se mund t’ia arrijmë qëllimit, megjithëse nuk dua të nënvlerësoj sfidat që na presin".

Duke pasur parasysh kundërshtimin e ashpër të republikanëve për ngritjen e taksave si dhe ngurimin e Partisë Demokrate për ta kaluar të gjithë barrën tek shkurtimi i programeve shoqërore, shumë njerëz vetkuptohet që kanë dyshime rreth aftësive të të dy palëve për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

Por ekonomistja Alis Rivlin është më optimiste.

"Unë kam shpresë, megjithëse jo çdo kush ndjehet si unë. Në fakt, shtypi ka qënë shumë negativ, duke vënë në pikpyetje aftësinë edhe të një komisioni tjetër për të bërë diçka. Mendoj se ky është një moment i rëndësishëm dhe ata mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi".

Duke iu përgjigjur pytjeve në një forum për balancimin e borxhit, i organizuar nga revista Atlantic Journal, zonja Rivlin tha se vendi nuk mund të përballojë një qëndrim indiferent. Ajo mendon se superkomisioni do të bëjë shkurtime matanë mandatit të kongresit për të shkurtuar borxhin me 1.2 trilion dollarë gjatë 10 vjetëve të ardhshëm.

"Ata duhet ta kuptojnë se dështimi ka pasoja shumë drastike dhe rezultatet minimale janë gjithashtu dështim sepse nuk stabilizojnë borxhin".

Dështimi i superkomisionit për të rënë dakord mbi një plan do të pasohej me shkurtime automatike në sektorë të ndryshëm të qeverisë si në Pentagon dhe në programet shoqërore, pasoja këto që asnjëra palë nuk i dëshiron.

"E dimë që të dyja palët nuk do të bien dakord për çdo gjë, por populli amerikan kërkon prej nesh që të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe unë do të përpiqem," thotë Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Xhon Bejnër.

14 tetori ishte dita e fundit kur komisionet përkatëse në Kongresin amerikan paraqitën rekomandimet për superkomisionin. Mes rekomandimeve përfshihet ngritja e moshës së përfitimeve nga Sigurimet Shoqërore, rinegocimi i çmimeve të ilaçeve që mbulohen nga programi Medicare dhe rritja e pagesave që duhet të paguajnë bankat e mëdha, pra ato institucione financiare, që konsiderohen si tepër të mëdha për t’u lejuar të falimentojnë.

XS
SM
MD
LG