Lidhje

Marrëdhëniet SHBA-Pakistan përballë mosmarrëveshjes për diplomatin e arrestuar

  • Zëri Amerikës

Marrëdhëniet SHBA-Pakistan përballë mosmarrëveshjes për diplomatin e arrestuar

Marrëdhëniet SHBA-Pakistan përballë mosmarrëveshjes për diplomatin e arrestuar

Një gjykatë pakistaneze shtyu për muajin e ardhshëm vendimin nëse një punonjës i Departamentit amerikan të Shtetit i akuzuar për vrasje ka imunitet diplomatik. Presidenti Barak Obama i ka bërë thirrje Pakistanit që ta lirojë Reimond Dejvis, i cili akuzohet për vrasjen e dy personave në Lahore. Sot, kryegjykatësi në Gjykatën e Lartë të Lahores pranoi kërkesën e qeverisë Pakistaneze për shtyrjen e seancës për tre javë deri më 14 mars. Departamenti i Shtetit thotë se do të paraqesë një peticion zyrtar për imunitetin diplomatik në përpjekje për të siguruar lirimin e zotit Dejvis. Pakistanezët kanë protestuar ndaj asaj që ata e konsiderojnë trysni amerikane për lirimin e një punonjësi të Departamentit të Shtetit i cili u ndalua nga policia pakistaneze për vrasjen e dy vetave në Lahore me 27 janar. Në komentet e tij të para për publikun, zoti Obama i bëri thirrje Pakistanit të lirojë Rejmond Dejvis, duke thënë se ai ka imunitet diplomatik sipas Konventës së Vienës. Presidenti Barak Obama: “Ne presim që Pakistani, si nënshkrues i konventës, ta njohë zotin Dejvis si diplomat dhe t’i përmbahet marrëveshjes.” Përballë zemërimit të popullit për vrasjen, qeveria pakistaneze nuk ka bërë deklarata publike për të sqaruar nëse zotit Dejvis i ishte dhënë vizë diplomatike për të hyrë në vend. Talibani pakistanez i lidhur me al-Kaidën ka thënë se do të dënonte çdo lëvizje për ta liruar atë. Zoti Dejvis ngul këmbë se ka vepruar për t’u vetmbrojtur kur qëlloi dy pakistanezë në mes të ditës në Lahore. Në përpjekje për ta zgjidhur situatën, senatori Xhon Keri vizitoi Islamabadin të martën për bisedime me udhëheqësit pakistanezë. Ai foli me gazetarët pasi arriti në Lahore. Xhon Keri, Kreu i komisionit të senatit për marrëdhënie me jashtë: “Qeveria jonë beson se kjo çështje nuk duhet të shkojë në gjyq, sepse ky njeri ka imunitet diplomatik si punonjës administrativ dhe teknik i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Islamabad.” Uolter Andersen në Universitetin Xhons Hopkins thotë se nëse çështja nuk zgjidhet shpejt, ndihma amerikane e propozuar për Pakistanit do të vihet në rrezik. “Pala pakistaneze rrezikon të humbë miliarda dollarë në një kohë që ekonomia e saj është shumë në nevojë. Mendoj se ata do të duhet ta kenë parasysh këtë dhe mundësinë e humbjes së ndihmës ushtarake gjithashtu.” Shuja Navaz në Këshillin Atlantik thotë gjithashtu se tani fjalën e ka Pakistani, dhe se qeveria pakistaneze duhet ta bëjë të njohur llojin e vizës që i ka dhënë zotit Dejvis. Zoti Navaz thotë se nëse zoti Dejviz ka imunitet diplomatik, qeveria pakistaneze do të duhet të mbajë barrën e pakënaqësisë së publikut pas lirimit të tij. Por nëse ai nuk ka imunitet, zoti Navaz thotë: “Pastaj gjykata duhet ta ndjekë atë penalisht. Dhe sigurisht që duke marrë parasysh qëndrimet e tanishme amerikane dhe pakistaneze, kam frikë se kjo do të krijojë një të çarë të madhe në këtë marrëdhënie.” Analisti Uolter Andersen shqetësohet gjithashtu se mund të krijohet një e çarë në këto marrëdhënie nëse situata keqësohet. Por ai thotë se nuk pret që kjo të ndodhë papritur sepse Shtetet e Bashkuara kanë shumë për të humbur. Uashingtoni nuk mund ta arrijë synimin për stabilizimin e Afganistanit dhe tërheqjen e ushtrisë deri në vitin 2014 pa ndihmën qenësore që ka siguruar deri tani Pakistani.

XS
SM
MD
LG