Lidhje

SHBA: Hapen 103 mijë vende të reja pune në muajin shtator

  • Zëri Amerikës

SHBA: Hapen 103 mijë vende të reja pune në muajin shtator

SHBA: Hapen 103 mijë vende të reja pune në muajin shtator

Ekonomia amerikane hapi 103 mijë më tepër vende pune në muajin shtator, por kjo shifër është e vogël krahasuar me ritmin e lartë të papunësisë në Shtetetet e Bashkuara, prej 9,1 për qind. Në raportin e publikuar sot nga Departamenti i Punës, thuhet se vendet e punës janë hapur kryesisht në sektorin privat dhe në veçanti, në shëndetësi.

Megjithatë, shifra e sotme është më e madhe nga sa ishte parashikuar nga ekonomistët dhe ajo përfshin 45 mijë punonjës të gjigandit të telekomunikacioneve Verizon, që u kthyen në punë pas një greve në muajin gusht. Sipas raportit të Departamentit të Punës, 14 milionë amerikanë janë të papunë dhe 4 në 10 të papunë kanë më tepër se 6 muaj që e kanë humbur vendin e punës.

Presidenti Obama i ka kërkuar Kongresit që të miratojë ligjin e debatueshëm për krijimin e vendeve të punës, me vlerën e 447 miliardë dolalrëve, duke thënë se ai do të fuqizojë ekonominë amerikane, duke hapur vende të reja pune.

XS
SM
MD
LG