Lidhje

Bernanke: Rezerva Federale ka ende mënyra për të nxitur ekonominë


Bernanke: Rezerva Federale ka ende mënyra për të nxitur ekonominë
Bernanke: Rezerva Federale ka ende mënyra për të nxitur ekonominë

Në Shtetet e Bashkuara, Drejtori i Rezervës federale Ben Bernanke thotë se Banka Qendrore ende i ka disa instrumente, të cilat mund t'i përdorë për të stimuluar ekonominë, por ai nuk dha hollësi se kur, ose si ato mund të përdoren.

Zoti Bernanke i bëri këto komente sot, në një takim të ekonomistëve në Wyoming. Investitorët dhe ekonomistët kanë hamendësuar për ditë me radhë, nëse zoti Bernanke do të flasë për përpjekjet e reja për ta ndihmuar ekonominpë amerikane.

Ai tha sot se shumica e politikave ekonomike që ndihmojnë rritjen ekonomike nuk janë në varësi të Bankës Qendrore. Ai tha gjithashtu se zgjatja e diskutimeve për të rritur kufirin e borxhin në SHBA e dëmtoi ekonominë amerikane, duke lëkundur besimin e konsumatorëve.

Ai i bëri gjithashtu thirrje Washingtonit të ndihmojë në rritjen ekonomike, duke gjetur mënyra për trajtimin e borxhit dhe vënien në zbatim të politikave të efekshme rregullatore, të taksave dhe tregtisë. Zoti Bernanke i bëri këto komente pak pasi një raport tregoi se ekonomia amerikane u rrit me një ritëm më të ngadaltë nga sa mendohej.

XS
SM
MD
LG