Lidhje

SHBA: Bien kërkesat e të papunëve për asistencë për të pestin muaj

  • Zëri Amerikës

SHBA: Bien kërkesat e të papunëve për asistencë për të pestin muaj

SHBA: Bien kërkesat e të papunëve për asistencë për të pestin muaj

Në Shtetet e Bashkuara, kërkesat e të papunëve për asistencë ranë në janar për të pestin muaj me radhë, gjë që tregon se tregu i punës po stabilizohet. Qeveria amerikane njoftoi sot se numri i të papunëve që kërkuan asistencë ra në 415 mijë.

Aplikimet për asistencë arritën kulmin në mars të vitit 2009, një nga periudhat më të vështira të recesionit në Shtetet e Bashkuara. Shifrat e javëve të fundit janë në përputhje me një rritje modeste të vendeve të reja të punës.

Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara është tani 9 presje 4 përqind. Analistët parashikojnë që ai mund të arrijë në 9 presje 5 përqind kur qeveria të njoftoi nesër shifrat. Kjo do të thotë se gati 15 milionë amerikanë janë të papunë.

XS
SM
MD
LG