Lidhje

SHBA: Shënohet një rritje pak më e mirë ekonomike në 3-mujorin e dytë

  • Zëri Amerikës

SHBA: Shënohet një rritje pak më e mirë ekonomike në 3-mujorin e dytë

SHBA: Shënohet një rritje pak më e mirë ekonomike në 3-mujorin e dytë

Qeveria amerikane thotë se, gjatë 3-mujorit të dytë të vitit, ekonomia e vendit u zhvillua me një rritëm pak më të shpejtë se sa parashikimet, por ende jo me rritmin e duhur për të ulur papunësinë e lartë në vend.

Qeveria njoftoi sot se ekonomia e vendit u rrit në periudhën prill-qershor me 1.3 për qind, krahasuar me parashikimet prej 1 për qind. Për 6-mujorin e parë të vitit ekonomia u rrit me 0.9 për qind, 6-mujori më i dobët që prej përfundimit të recesionit zyrtarisht para më shumë se 2 vjetësh.

Kompanitë amerikane kanë nguruar të marrin njerëz në punë, duke bërë që në vend të ketë rreth 14 milion të papunë.

XS
SM
MD
LG