Lidhje

Gjykata e Mitrovicës refuzon kërkesën e SHBA për ekstradimin e Bajram Asllanit

  • Leonat Shehu

Gjykata e Mitrovicës refuzon kërkesën e SHBA për ekstradimin e Bajram Asllanit

Gjykata e Mitrovicës refuzon kërkesën e SHBA për ekstradimin e Bajram Asllanit

Një gjykatë në Mitrovicë, e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Policinë dhe Drejtësinë, refuzoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara, për ekstradimin e Bajram Asllanit, i dyshuar për përfshirje në veprimtari terroriste.

Zyra e EULEX-it, tha sot se gjykatësit nuk gjetën prova të mjaftueshme për të justifikuar ekstradimin e të dyshuarit.

Bajram Asllani, 29 vjeç, u arrestua në Mitrovicë muajin e kaluar. Autoritetet amerikane e kishin kërkuar ekstradimin e tij për ta nxjerrë në gjyq në Karolinën e Veriut, nën akuzat si anëtar i një grupi që synonte të organizonte një sulm kundër bazës së marinsave amerikanë në Kuantiko të Virxhinias.

Sipas prokurorëve, Bajram Asllani, i njohur edhe si Ebu Hatab, ka patur kontakte të vazhdueshme me anëtarët e tjerë të grupit për të krijuar një bazë operacionesh në Kosovë.

Tetë vetë, janë akuzuar në Amerikë për këtë rast dhe janë në proces gjyqësor. Mes të akuzuarve është edhe Hysen Sherifi, një shqiptar nga rajoni i Gjilanit.

XS
SM
MD
LG