Lidhje

SHBA, BE, optimizëm të rezervuar për ofertën e Iranit


SHBA, BE, optimizëm të rezervuar për ofertën e Iranit
SHBA, BE, optimizëm të rezervuar për ofertën e Iranit

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën sot optimizëm të rezervuar lidhur me ofertën e Iranit për të rifilluar bisedimet me fuqitë botërore lidhur me porgramin bërthamor.

Duke folur në Departamentin e Shtetit, Sekretaja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton, thanë se janë duke shqyrtuar një letër që ka çuar Irani lidhur me rifillimin e bisedimeve të ngecura.

Letra e negociatorit iranian për çështjen bërthamore, Saed Xhalili ishte përgjigje ndaj një letre të dërguar në muajin tetor nga zonja Ashton. Sekretarja Klinton e cilësoi përgjigjen e Iranit “një hap të rëndësishëm”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë shtuar sanksionet ndaj Iranit, për shkak të shqetësimeve se Teherani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore, por zyrtarët iranianë këmbëngulin se programi i vendit ka synime paqësore. Zonja Ashton tha se sanksionet janë duke patur efekt, por shtoi se komuniteti ndërkombëtar dëshiron që çështja bërthamore të zgjidhet përmes bisedimeve.

XS
SM
MD
LG