Lidhje

Presidenti Obama ndryshon politikën mbi kontraceptivët


Presidenti Obama ndryshon politikën mbi kontraceptivët
Presidenti Obama ndryshon politikën mbi kontraceptivët

Presidenti Barak Obama iu përgjigj reagimit të ashpër të punëdhënësve fetarë lidhur me një vendim për të siguruar kujdes shëndetsor, që përfshin edhe kontraceptivët, duke ua kaluar përgjegjësinë firmave të sigurimit shëndetsor.

Duke njoftuar ndryshimin e politikës së tij sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama tha se firmave të kujdesit shëndetsor do t’u kërkohet që t’u ofrojnë grave kontraceptivë falas kur punëdhënësit kundërshtojnë të paguajnë për arsye fetare.

Presidenti Obama tha se vendimi do të thotë se organizatat fetare nuk duhet të paguajnë ose të sigurojnë këta kontraceptivë, por ai theksoi se femrave, që punojnë për institucione të tilla do t’u ofrohen kontraceptivët falas.

Mandati i kontraceptivëve, pjesë e reformës së kujdesit shëndetsor të presidentit, u kërkon punëdhënësve që të ofrojnë plane sigurimesh shëndetsore, që përfshijnë edhe kontraceptivë falas, mes tyre edhe ilaçe sterilizimi dhe ilaçin, që parandalon shtatzaninë. Udhëheqësit katolikë dhe republikanët në Kongres e kritikuan ashpër politikën e presidentit Obama.

Një rrjet televiziv katolik ngriti dje padi kundër qeverisë federale, duke argumentuar se kjo politikë shkel të drejtat e bazuara tek amendamenti i pari i kushtetutës amerikane për të ushtruar lirisht besimin fetar.

Por Sekretarja amerikane e Shëndetit dhe Shërbimeve Humane, Kathleen Sebelius vuri në dukje se ligji nuk u kërkon mjekëve të japin recetë ose femrave që të përdorin kontraceptivë, nëse ato shkelin besimet e tyre fetare.

XS
SM
MD
LG