Lidhje

Qeveria amerikane hap linjë telefonike për imigrantët

  • Zëri Amerikës

Qeveria amerikane hap linjë telefonike për imigrantët

Qeveria amerikane hap linjë telefonike për imigrantët

Shtetet e Bashkuara kanë hapur një linjë të posaçme telefonike për persona që arrestohen për shkelje të rregullave të imigracionit, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Agjencia për Imigracionin dhe Kufijtë tha dje se linja telefonike është hapur për njerëz që besojnë se janë shtetas amerikanë ose viktima të një krimi.

Ky njoftim bëhet ndërkohë që janë shtuar njoftimet se shtetas amerikanë janë dëbuar nga vendi dhe një numër shtetesh kanë forcuar masat e rendit dhe po miratojnë ligje të reja kundër imigracionit.

Linja telefonike pason një raport të Departamentit të Drejtësisë të publikuar në fillim të muajit, ku ngrihet pretendimi se një shef policie dhe ndihmësit e tij në Arizona kishin shkelur të drejtat civile duke ndaluar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme individë të përkatësisë latino-amerikane.

XS
SM
MD
LG