Lidhje

Lotaria amerikane arrin shumën rekord prej 540 milionë dollarësh

  • Zëri Amerikës

Lotaria më e madhe në historinë amerikane të lotarive, arriti dje vlerën e 540 milionë dollarë dhe amerikanët po vazhdojnë të mbajnë radhë të gjata për blerjen e biletave. Vlera e lotarisë vazhdon të rritet, ndërsa një numër më i madh njerëzish vazhdojnë të blejnë bileta.

Tifozët e lojërave të fatit kanë filluar tashmë të fantazojnë se ç'do të bëjnë me shumën e madhe të parave, në se e fitojnë lotarinë. Deri më sot, shuma më e madhe e fituar në një lotari amerikane, ka qenë jackpoti i vitit 2007, me vlerën e 293 milionë dollarëve, kur ky çmim u nda mes dy fituesve të biletave të lotarive në Georgia dhe në Nju Jersey.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG