Lidhje

Manning përballë 22 akuzave, mes së cilave se “ka ndihmuar armikun”


Prokurorët amerikanë po detajojnë akuzat me të cilat përballet një analist i shërbimit ushtarak të zbulimit i cili akuzohet se i ka dhënë dokumenta sekrete faqes së internetit WikiLeaks.

Prokurorët e ushtrisë u dhanë përgjigje me shkrim sot një sërë pyetjesh për akuzat me të cilat përballet 24 vjeçari Bradley Manning.

Ai përballet me 22 akuza, më seriozja mes së cilave është se “ka ndihmuar armikun”. Një gjykatës ushtarak tha gjatë seancës se prokurorët do të argumentojnë se veprimet që mendohet se ka kryer Manning kanë ndihmuar indirekt al-Kaidën, veçanërisht al-Kaidën në Gadishullin arabik.

XS
SM
MD
LG