Lidhje

Kandidati republikan Romney fiton në garat partiake të tre shteteve

  • Zëri Amerikës

Kandidati republikan për president Mitt Romney fitoi në tri shtete të tjera në votime paraprake, duke iu afruar edhe më shumë emërimit të partisë së tij për t’u bërë rivali i Presidentit Barack Obama në zgjedhjet e nëntorit. Ndërkohë, senatori i njohur republikan Richard Lugar humbi garën për rizgjedhje në shtetin që ka përfaqësuar për mbi tre dekada.

Zoti Romney ka siguruar mbi 900 delegatë, pas fitoreve të djeshme në Indiana, Karolinën e Veriut dhe Virxhinian Perëndimore. Ish-guvernatorit të Massachusetts-it i duhen 1,144 delegatë për të siguruar emërimin e partisë së tij dhe për të siguruar shansin për përballur me presidentin demokrat.

“Ne prisnim diçka ndryshme nga Presidenti Obama. Ai premtoi ndryshim dhe shpresë dhe tha se së bashku mund të realizonim të gjitha dëshirat. Por retorika u ndesh me realitetin dhe realiteti fitoi. Katër vjetët e mandatit të tij kanë qenë zhgënjyese për ne, kanë qenë një katastrofë”.

Në zgjedhjet paraprake të Indianës, senatori republikan Richard Lugar humbi garën për t’u rizgjedhur në shtetin që e ka përfaqësuar për mbi 30 vjet. 80 vjeçari Lugar humbi në një garë të ashpër ndaj një kandidati të mbështetur nga lëvizja Tea Party, që mbështet një pjesëmarrje më të vogël të qeverisë dhe më pak taksa.

“Votuesit e garës republikane në Indiana, e kanë zgjedhur kandidatin për senatin amerikan. E uroj Richard Murdoch-un për fitoren në një garë të fortë. Unë do të doja të shihja një republikan në Shtëpinë e Bardhë. Do të doja të shihja mikun tim Mitch McConnell që të drejtonte një shumicë republikane në Senat. Shpresoj që Richard Murdoch të fitojë në nëntor që të kontribuojë për një shumicë republikane në senat”.

Në Karolinën e Veriut, votuesit miratuan një amendament në kushtetutën e shtetit, që e përcakton martesën si një bashkim mes një burri dhe një gruaje.

“Sapo të miratohet, do të garantohet nga kushtetuta, do të jetë e mbrojtur nga tekat e gjykatësve dhe legjislatura e shtetit që mund të përpiqet ta ndryshojë përkufizimin e martesës”.

Aktivistët e të drejtave civile thonë se do të punojnë për ta përmbysur amenndamentin.

“Ne vazhdojmë përpjekjet sepse ne duam që kushtetuta të zgjerojë dhe mbrojë të drejtat dhe jo një kushtetutë që stigmatizon njerëzit”.

Ligji i Karolinës së Veriut, e ndalon martesën mes homoseksualëve.

XS
SM
MD
LG