Lidhje

SHBA: Publikohet raporti zyrtar për shpërthimin e platformës ‘Deep Horizon”


SHBA: Publikohet raporti zyrtar për shpërthimin e platformës ‘Deep Horizon”
SHBA: Publikohet raporti zyrtar për shpërthimin e platformës ‘Deep Horizon”

Një raport i ri i publikuar dje nga Rroja Bregdetare dhe Byroja e Burimeve Energjitike Oqeanore bën të ditur se kompania britanike BP është “përfundimisht përgjegjëse” për ndotjen detare më të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara . Kompania BP po dje publikoi një deklaratë ku thuhej se ishte dakort me thelbin e raportit, sipas të cilit pati një sërë faktorësh dhe palësh që shkaktuan shpërthimin. Ndërsa kompania Transocean, e përfshirë në hetimin qeveritar, thotë se raporti konfirmon që shkaku i shpërthimit ishte një defekt në muret e betonuara të pusit, dhe jo mirëmbajtja e papërshtashme e tij. Shpërthimi i vitit të kaluar në platformën e naftës Deep Horizon në Gjirin e Meksikës bëri që të derdheshin në ujrat e oqeanit miliona fuçi nafte. Gjatë këtij shpërthimi humbën jetën 11 punonjës.

Gjithçka ndodhi rëndon mbi njerëzit dhe strukturat e betonit. Të dyja palët janë fajtorë.

Hetuesit qeveritarë thonë se shkaku i shpërthimit ishte dëmtimi i shtresës së betonit që mbyll tabanin e pusit. Ata fajësojnë kompaninë BP, për një sërë vendimesh të dobta. Së bashku me kompaninë BP fajësohet edhe kompania që kishte pusin në pronësi, Transocean, që nuk e rregulloi defektin. Një tjetër element në këtë histori; punimet në pus kishin mbetur shumë pas afatit dhe kostoja ishte tejkaluar me 58 milionë dollarë, në momentin e shpërthimit.

Për tre muaj, miliona litra naftë u përhapën në Gjirin e Meksikës. Duke ndotur botën shtazore, plazhet, kënetat aty pranë... Tani oqeani duket i pastër në sipërfaqe...

Ed Overton i Universiteti Shtetëror të Luizianës ka punuar me një numër projektesh shkencore federale mbi ndotjete.

Stuhia tropikale Li që kaloi atje javën e kaluar, zhvendosi fuqishëm ujrat duke pastruar disa mbetje të ndotjes nga nafta - Profesori Overton thotë se kjo ishte diçka e mrekullueshe duke pasur parasysh volumin e ndotjes. Ai foli për Zërin e Amerikës përmes Skajpit.

“Pati njerëz që thanë se do të duhen dekada e ndoshta shekuj që Gjiri i Meksikës të kthehet në normalitet. Nuk është këtu problemi. Ju mund të shkoni në Gjirin e Meksikës sot, por nuk do të shihni dëme ekologjike shumë të rëndësishme. Mund të ketë, por është vështirë të gjenden”.

Shqetësimei tij përmbledh brigjet si dhe thellësinë e ujrave të oqeanit.

“Janë dëmtuar krijesat e vogla që nuk shihen me sy të lirë. Ne nuk mund t’i shohim dhe s’na mbetet veç se të hamendësojmë se ato janë dëmtuar”.

Dëmi i përgjithshëm do të mësohet kur të përfundojë procesi gjyqësor që qeveria amerikane ka ngritur ndaj BP dhe kompanive të tjera. Raporti i djeshëm citoi 7 shkelje të rregullave qeveritare.

Raporti sugjeron një numër ndryshimesh në industrinë e kërkimeve dhe në rregullat përkatëse. Disa prej tyra kanë nisur të vihen në zbatim. Por masat më të ashpra që janë të lidhura direkt me fatkeqësinë e ndodhur në Gjirin e Meksikës, pritet që të miratohen nga Kongresi.

XS
SM
MD
LG