Lidhje

SHBA, NATO dënojnë fotot e ushtarëve me trupat e militantëve

  • Zëri Amerikës

Fotografitë që tregojnë ushtarë amerikanë që pozojnë pranë eshtrave të bombarduesve vetëvrasës u dënuan nga zyrtarë të lartë amerikanë dhe të NATO-s.

Fotot e marra në vitin 2010 dhe të publikuara nga gazeta Los Angeles Times tregojnë pjesëtarët e ushtrisë amerikane duke pozuar me eshtrat e kryengritësve të vrarë në sulme vetëvrasëse. Gazeta publikoi dy nga 18 fotografi sot në faqen e saj.

Sipas Los Angelos Times, një ushtar amerikan i dha fotot me kusht anonimiteti në mënyrë që të tërheqë vëmendjen për një dobësim në udhëheqje dhe disiplinë që ai beson se përbën kërcënim për sigurinë e trupave.

Imazhet e publikuara në internet tregojnë trupat amerikane dhe policë afganë duke zbardhur dhëmbët ndërsa mbanin në duar disa këmbë.Fotografia tjetër tregon një ushtar që përpiqet t’i jape dorën një kufome.

Në fotografitë e tjera, dy ushtarë po mbajnë dorën e një njeriu të vdekur duke bërë një gjest ofendues.

Në një deklaratë, komandant i Forcës së Ndihmës për Sigurinë Ndërkombëtare, gjenerali amerikan John Allen, i quajti veprimet e ushtarëve "krejtësisht në kundërshtim" me koalicionin dhe politikat e ushtrisë amerikane. Ai tha gjithashtu se ato "minojnë sakrificat e përditshme e mijëra trupave të ISAF". Ushtria amerikane ka nisur një hetim kriminal.

XS
SM
MD
LG