Lidhje

Obama, thirrje kompanive private për punësimin e veteranëve të luftës

  • Zëri Amerikës

Obama, thirrje kompanive private për punësimin e veteranëve të luftës

Obama, thirrje kompanive private për punësimin e veteranëve të luftës

Presidenti amerikan Barak Obama po u bën thirrje kompanive private në Shtetet e Bashkuara që t’i punësojnë veteranët e papunë.

Zoti Obama sot parashtroi një sërë nismash që synojnë nxitjen e biznesmenëve që të punësojnë veteranët ushtarakë. Ai i tha personelit ushtarak dhe veteranëve në Uashington, “Ju luftuat për ne dhe tani ne po luftojmë për ju”.

Një pjesë e rëndësishme e planit është kthimi i një shume prej 2 mijë e 400 dollarësh të marra nga taksat atyre kompanive që punësojnë veteranët. Kredia nga taksat do të dyfishohet në 4 mijë e 800 dollarë në qoftë se veterani i punësuar më parë ka qenë i papunë për më shumë se gjashtë muaj.

Plani i presidentit po ashtu do ta zgjerojë një kredi ekzistuese të taksave për kompanitë që punësojnë veteranët të cilët janë plagosur gjatë shërbimit të tyre ushtarak dhe të krijojnë atë që sipas presidentit do t’i përgatisë veteranët për kalimin e tyre nga jeta ushtarake në jetën civile.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë përllogaritur se kostoja e këtyre nismave do të jetë rreth 120 milionë dollarë. Masat duhet të miratohen nga Kongresi.

Shtetet e Bashkuara thonë se rreth 1 milion veteranë të ushtrisë amerikane janë të papunë dhe se përqindja e papunësisë për veteranët të cilët kanë kryer shërbimin ushtarak pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 është në shifrën 13,3 për qind.

XS
SM
MD
LG