Lidhje

Zbulimi amerikan: Al-Kaida kishte plane të tjera terroriste


Zbulimi amerikan: Al-Kaida kishte plane të tjera terroriste
Zbulimi amerikan: Al-Kaida kishte plane të tjera terroriste

Zyrtarët amerikanë thonë se një analizë fillestare e dokumenteve të sekuestruara nga kompleksi i Osama bin Ladenit tregon se al-Kaida po shqyrtonte mundësinë e një komploti terrorist kundër Shteteve të Bashkuara në 10 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.

Një dokument i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, i cituar dje nga media amerikane, thotë se al-Kaida po shqyrtonte një operacion kundër transportit hekurudhor në një vend të papërcaktuar në Amerikë.

Dokumenti thotë se al-Kaida mendonte të dëmtonte shinat e hekurudhës që të rrëzohej ndonjë tren pranë një lugine ose të binte nga ura.

Zyrtarët amerikanë thonë se nuk kanë prova se komploti ishte aktiv.

XS
SM
MD
LG