Lidhje

Ligjvënës amerikanë kërkojnë tërheqje të shpejtë nga Afganistani

  • Al Pesin
  • Zëri Amerikës

Ligjvënës amerikanë kërkojnë tërheqje të shpejtë nga Afganistani

Ligjvënës amerikanë kërkojnë tërheqje të shpejtë nga Afganistani

Një grup ligjvënësish nga të dyja partitë kryesore i ka bërë thirrje Presidentit Obama dhe Pentagonit të hartojnë plane për një tërheqje të përshpejtuar të trupave luftarake amerikane nga Afganistani. Ligjvënësit thanë dje në një konferencë për shtyp se arsyeja kryesore për ndërhyrje në Afganistan në vitin 2001 ishte vrasja ose kapja e udhëheqësit të al-Kaidës Osama bin Laden dhe se kjo objektivë ishte përmbushur. Po dje Nënsekretarja amerikane e Mbrojtjes Mishel Flornoj bëri komentet e para zyrtare mbi ndikimin që pritet të ketë vdekja e bin Ladenit. Ajo tha se si rezultat i vdekjes së kreut të al-Kaidës, mund të ketë një përparim më të madh në procesin e ripajtimit në Afganistan, por paraqet gjithashtu sfida të reja për marrëdhëniet amerikano-pakistaneze.

Nën Sekretarja Flornoj u gjend në një pozitë interesante të hënën, kur po drejtonte një seancë këshillimesh mbi sigurinë me zyrtarë amerikanë dhe pakistanezë. Takimi që ishte planifikuar prej kohësh, rastisi të zhvillohej vetëm 15 orë pasi Presidenti Obama kishte njoftuar vrasjen e Osama bin Ladenit nga ekipe speciale amerikane në qytetin pakistanez të Abotabadit. Ajo tha se kishte një mesazh specifik për pakistanezët në atë takim:

"Ajo që kemi theksuar në bisedimet tona është rëndësia e forcimit të bashkëpunimit antiterrorist në Pakistan dhe përparimi në një formë që e bën këtë bashkëpunim konkret dhe të besueshëm”.

Në komentet para një grupi gazetarësh në Uashington në zyrat e Institutit Aspen, zonja Flournoy tha dje se nevojiten shumë hapa, përfshirë edhe analizimi i të dhënave të grumbulluara nga kompleksi i bin Ladenit, bashkëpunim mbi mënyrat për t’i bërë presion al-Kaidës dhe përpjekjet për të përmirësuar stabilitetin në Pakistan dhe Afganistan.

Ajo tha se kishte zhvilluar bisedime të sinqerta me zyrtarët pakistanezë mbi hapat dhe të ardhmen e marrëdhënieve amerikano-pakistaneze. Zonja Flornoj tha se hapat pakistaneze në të ardhmen janë të rëndësishme për të garantuar financimin në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimi dypalësh:

"Mendoj se Kongresi duhet të bindet që ia vlen të vazhdojë ndihma civile dhe ushtarake për Pakistanin”.


Shqetësime të ngjashme u ngritën edhe në një diskutim të organizuar nga Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë. Krytari i Komisionit Xhon Keri u bëri jehonë pyetjeve që kanë ngritur shumë ligjvënës të tjerë:

"Çfarë dinte ushtria pakistaneze dhe shërbimet e tyre të zbulimit? Kush mendonin ata se jetonte pas atyre mureve me lartësi 4-5 metrash?”

Zonja Flornoj thotë se nuk ka prova konkrete se zyrtarët pakistanezë kishin dieni se udhëheqësi i al-Kaidës fshihej në një qytet të mbyshur me officerë të ushtrisë pakistaneze. Por ajo shtoi se provat materialet të grumbulluara nga kompleksi ku fshihej Bin Ladeni mund të dëshmojnë të kundërtën.

Ajo shtoi se administrata Obama beson se ka rëndësi të vazhdojë partneriteti me Pakistanin në luftën kundër terrorizmit, pavarësisht nga shqetësimet mbi kompleksin e bin Ladenit dhe sjelljen e dyshimtë të agjencisë pakistaneze të zbulimit.

Senatori Keri shprehu një pikëpamje të ngjashme, të cilën e mbështeti edhe Senatori republikan Riçard Lugar:

"Duhet të pohojmë se partneriteti me Pakistanin nuk është i thjeshtë. Por distancimi nga Pakistani nuk do të ishte veprim i duhur dhe mund të jetë shumë i rrezikshëm”.

Senatori Lugar tha se ndërprerja e marrëdhënieve me Pakistanin mund të dëmtojë luftën kundër terrorizmit, por do të dobësonte edhe grumbullimin e informatave të zbulimit, do të shtonte rrezikun e një konflikti mes Indisë dhe Pakistanit, do t’i jepte fund angazhimit amerikan për të garantuar sigurinë e arsenalit bërthamor të Pakistanit dhe do t’i vështirësonte opracionet ushtarake amerikane në Afganistan.

Në Institutin Apen, Nënsekretarja Florni tha se vrasja e bin Ladenit ishte një grusht i rëndë për al-Kaidën dhe shpreson që udhëheqësit e tjerë të al-Kaidës do të pranojnë ofertën dhe kushtet e presidentit Hamid Karzai për procesin e ripajtimit. Disa anëtarë të Kongresit thonë se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani që është planifikuar për në korrik, duhet të përshpejtohet. Por administrata Obama thotë se ritmet e tërheqjes janë të lidhura me ritmet e suksesit drejt stabilitetit në këtë vend.

XS
SM
MD
LG