Lidhje

SHBA ofrojnë 10 milionë dollarë shpërblim për kapjen e H. M. Saidit


Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për një shtetas pakistanez të akuzuar si organizator i sulmeve vdekjeprurëse terroriste të Bombejt.

Faqja elektronike e Departamentit të Shtetit “Rewards for Justice” – “Shpërblim për Drejtësi” e njoftoi shumën që ofrohet për iformata që çojnë në kapjen dhe gjykimin e Hafiz Mohamad Said. Ai është një ndër themeluesit e grupit ekstremist pakistanez Lashkar-e-Taiba, i cili dyshohet për organizimin e një numër sulmesh terroriste në Indi.

Sulmi terrorist i nëntorit 2008 ndaj qendrës financiare të Indisë la të vrarë 166 vetë, përfshirë edhe gjashtë amerikanë.

Autoritetet pakistaneze e mbajtën të dyshuarin Saeed për 6 muaj nën arrest shtëpie, pas sulmeve në Bombei. Ai u lirua pa u ngritur akt-padia. Gjykata e Lartë e Pakistanit tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta arrestuar.

XS
SM
MD
LG