Lidhje

Napolitano: Nuk ka informacione të besueshme për sulme nga al-Kaida

  • Zëri Amerikës

Napolitano: Nuk ka informacione të besueshme për sulme nga al-Kaida

Napolitano: Nuk ka informacione të besueshme për sulme nga al-Kaida

Sekretarja amerikane për sigurinë kombëtare Xhenet Napolitano tha se nuk ka asnjë informacion të besueshëm zbulimi se al-Kaida apo degët e saj po komplotojnë sulme në Shtetet e Bashkuara që të koincidojnë me 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Por zonja Napolitano tha se zyrtarët janë në nivelin më të lartë të gadishmërisë. Në deklaratën e saj sot thuhet se masat e sigurimit janë marrë tashmë për të zbuluar dhe ndalur sulme kundër Shteteve të Bashkuara në se kjo do të ndodhte.

Ndërkohë qeveria amerikane po u thotë qytetarëve amerikanë jashtë vendit të tregohen të kujdesshëm.

Departamenti i Shtetit publikoi një njoftim për udhëtimet në mbarë botën sot, duke i paralajmëruar qytetarët amerikanë që udhëtojnë apo jetojnë jashtë vendit për atë që e quan kërcënim të vazhdueshëm që kanoset nga al-Kaida.

Departamenti thotë se nuk ka identifikuar ndonjë kërcënim specifik por thotë se qytetarët amerikanë duhet të jenë të ndërgjegjësuar se degët e al-Kaidës kanë demonstruar synimin dhe kapacitetin për të kryer sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe interesave të tyre në botë.

XS
SM
MD
LG