Lidhje

Siri: Njoftime për sulme të reja të forcave qeveritare kundër kryengritësve


Predha artilerie goditën sot qytetin Homs të Sirisë, duke vënë në pikëpyetje përmbushjen e armëpushimit.

Aktivistët thonë se forcat qeveritare siriane sulmuan Homsin, siç duket me synimin për të dëbuar ose kapur kryengritësit. Shoqata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se dise civilë ishin vrarë ndërsa mund të ketë edhe një numër të vdekurish.

Në zona të tjera, aktivistët e opozitës akuzuan forcat qeveritare se kanë ndërmarrë sulme të reja kundër bazave të kryengritjes, ndërkohë që regjimi i Presidentit Bashar al-Asad akuzon kryengritësit për shkallëzimin e dhunës.

Njoftimet për sulme artilerie bëhen ndërkohë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara përgatitet të votojë sot mbi dërgimin e një ekipi vëzhguesish ushtarakë në Siri për të mbikqyrur zbatimin e armëpushimit.

XS
SM
MD
LG