Lidhje

Tornadot kërcënojnë shtetet jugore amerikane


Banorët në disa zona jugore të Shteteve të Bashkuara po përgatiten për një tjetër valë stuhish të ashpra që do të kalojnë atje këtë javë, ndërsa moti i ashpër po zhvendoset në shtetet e Alabamës dhe Tenesisë.

Njoftohet për shtëpi të shkatërruara nga dy tornado që kanë goditur verilindjen e Alabamës. Nuk ka njoftime për të plagosur.

Njoftimet lokale në Hunstvill, të Alabamës thonë se është dëmtuar edhe një burg i sigurisë së lartë.

Njoftimet bëjnë të ditur për dy tornado në Tenesinë qendrore ditën e sotme. Shumë shkolla kanë nisur nxënësit në shtëpi më herët se zakonisht pas paralajmërimit për tornado. Gjithashtu është njoftuar se mund të ketë më shumë tornado, erëra të fuqishme, shira dhe breshër të rrëmbyer.

XS
SM
MD
LG