Lidhje

SHBA: Mbi 300 të vdekur nga stuhitë në jug të vendit

  • Zëri Amerikës

SHBA: Mbi 300 të vdekur nga stuhitë në jug të vendit

SHBA: Mbi 300 të vdekur nga stuhitë në jug të vendit

Autoritetet amerikane thonë se numri i personave të vrarë nga një seri tornadosh dhe stuhish në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara ka arritur në mbi 300 vetë. Kjo shifër e bën frontin e fundit atmosferik – më vdekjeprurësin në afro 4 dekada.

Guvernatori i Alabamës Robert Bentley thotë se tornadot në shtetin e tij lanë të paktën 195 të vdekur, duke e bërë Alabamën shtetin me numrin më të lartë të viktimave në zonën e goditur. Në komentet që bëri dje, guvernatori Bentley tha se mund të duhen disa ditë për të konfirmuar numrin total të viktimave.

Presidenti Barak Obama tha se humbja e jetëve ka qenë një incident i dhimbshëm veçanërisht për Alabamën. Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se dëmet nga stuhitë ishin katastrofike dhe premtoi ndihmë federale për rajonet e goditura të rimëkëmben.

XS
SM
MD
LG