Lidhje

Presidenti Obama me një mesazh shprese për banorët në Xhoplin


Presidenti Obama me një mesazh shprese për banorët në Xhoplin
Presidenti Obama me një mesazh shprese për banorët në Xhoplin

Presidenti amerikan Barak Obama vizitoi dje qytetin Xhoplin në Mizuri ku 142 vetë kanë gjetur vdekjen dhe 40 të tjerë ende figurojnë të zhdukur. Presidenti përcolli një mesazh ngushëllimi dhe shprese në një ceremoni përkujtimore për ata që gjetën vdekjen:

Njerëzit kapërcyen pirgje me copa mobilesh të shkatërruara, makina të dëmtuara dhe mbetjet e shtëpive të shembura për të shtrënguar duart me presidentin. Zoti Obama shprehu ngushëllimet e tij dhe fjalë inkurajimi gjatë vizitës në qytetin Xhoplin.

Ka kaluar një javë që kur Xhoplin në Mizuri u godit rëndë nga një tornado me erëra me shpejtësi 300 km/ orë, që shembi shtëpi dhe shkatërroi jetët e banorëve.

Po dje, pasi mori fjalën në një ceremoni mortore për ata që gjetën vdekjen në Xhoplin, presidenti u përshëndet me duartrokitje të forta dhe me shrehje dashurie nga turma. Presidenti u përgjigj në të njëjtën frymë:

"Edhe unë e dua qytetin Xhoplin”.

Zoti Obama u tha të pranishmëve se sapo të kapërcehet tronditja nga tërmeti, banorët mund ta ndjejnë veten të braktisur. Ai u zotua se kjo nuk do të ndodhë:

"Nuk kam asnjë dyshim në mendje se Xhoplin do të rindërtohet. Si president, ju premtoj se vendi do të jetë me ju në çdo hap të këtij procesi. Nuk do t’ju braktisim. Kamerat e televizioneve mund të largohen. Vëmendja mund të zhvendoset. Por ne do të qëndrojmë përkrah jush çdo hap të procesit derisa Xhoplin të rindërtohet dhe komuniteti të rimëkëmbet”.

Këto fjalë emocionuese bënë që të ngriheshin në këmbë të gjithë pjesëtarët e korit që qëndronte prapa podiumit të presidentit.

Zoti Obama kujtoi edhe ata që humbën jetën ndërkohë që përpiqeshin të shpëtonin të tjerët dhe u bëri thirrje të mbijetuarve të tregojnë të njëjtin shpirt vetmohimi.

Presidenti Obama mbërriti në Xhoplin dje pas një turneu 6 ditësh në Evropë. Ai tha se udhëheqësit botërorë kishin shprehur shqetësimin e tyre për banorët e prekur nga tornadoja më vdekjeprurëse në 60 vjetët e fundit të historisë amerikane.

XS
SM
MD
LG