Lidhje

Ngërçi politik në Uashington, i trashëguar nga themeluesit e kombit

  • Ardita Simiçia
  • Zëri Amerikës

Ngërçi politik në Uashington, i trashëguar nga themeluesit e kombit

Ngërçi politik në Uashington, i trashëguar nga themeluesit e kombit

Presidenti Obama mban fjalimin mbi gjendjen e vendit, pas një viti të vështirë me përplasje të ndezura politike që kanë zgjuar ankesa të forta nga disa amerikanë se është arritur shumë pak. Por disa politologë argumentojnë se sado irritues qoftë pasiviteti në Kongres, kjo situatët provon se sistemi që kishin parashikuar themeluesit e kombit amerikan në vitet 1700 është gjallë e vital edhe sot e kësaj dite:

Pjesa më e madhe e amerikanëve presin nga përfaqësuesit e tyre të jenë të gatshëm për kompromis.

“Kompromisi nuk është fjalë e keqe. Kjo është mënyra për të realizuar gjërat,” thotë një votues.

“Do të donim të shihnim kompromis në të mirë të popullit që vuan,” shprehet ky banor i Uashingtonit.

"Kompromisi – atë do bota,” thotë kjo votuese.

Amerikanët mund të kërkojnë kompromis dypartiak, megjithatë ata votojnë për më pak të moderuar dhe më shumë kandidatë ideologë të vijës së ashpër në Kongres, gjë që ka çuar në një organ legjislativ të polarizuar. Ndërsa kritikojnë pasitivitetin në Kongres, votuesit shpesh zgjedhin një qeveri të përçarë. Presidenti i fundit që kishte një Kongres së partisët së tij gjatë gjithë administrates ishte Jimmi Carter në vitet 1970.

Projekt-ligjet kërkojnë miratim nga të dyja dhomat e Kongresit. Zakonisht miratimi në Senat kërkon 3 të pestat e votive, gjë që i jep partisë së pakicës praktikisht të drejtën e vetos.

A përbën një gjë e tillë problem? Konservatorët thonë jo, dhe sjellin si shembull hartuesit e Kushtetutës amerikane që kërkonin qeveri të kufizuar. Anëtari i Gjykatës së Lartë Antonin Scalia thotë se amerikanët duhet të mësohen ta duan këtë ngërç politik.

“Njerëz diskutojnë se qeveria nuk funksionon, pasi shohin mospajtime. Hartuesit e kushtetutës do të kishin thënë “Pikërisht këtë kërkonim të bënim. Donim që një degë pushteti të përplasej me një degë tjetër pushteti”.

Ka të tjerë që argumentojnë ka një ndryshim mes kufizimit të qeverisë dhe qeverisjes së paralizuar dhe jo funksionale. Historiani Allan Lichtman:

“Është një situatë shumë e rrezikshme kur njerëzit e konsiderojnë qeverinë si të paaftë për t’u ballafaquar me sfidat e kohës. Rreziku i parë është është humbja e besimit që kanë njerëzit tek qeveria dhe si rezultat njerëzit më të mire nuk do të duan të punojnë në qeverisje. Një tjetër rrezik i ngërçit politik është se shmanget vëmendja tek problemet më serioze të vendit”.

Qeveria amerikane u krijua në një formë që asnjë forcë politike të mos arrijë të ushtrojë vullnetin e saj në mënyrë të pakontrolluar. Konsensusi dhe kompromisi janë të domosdoshme për të miratuar ligje, që në fakt kërkojnë amerikanët. Por a e dëgjojnë këtë mesazh politikanët? Ndoshta, thotë Frank Newport i kompanisë së anketimeve, Gallup:

“Aktualisht ka plot ligjvënës në Uashington që thonë “Askush nuk na do”. Shpresoj që këta ligjvënës do të pyesin veten përse dhe do ta shohin nga anketat se amerikanët duan kompromis”.

Anëtarët e Kongresit shpesh flasin për frymë dypartiake:

“Ka ardhur koha të vazhdojmë punën së bashku, të gjejmë gjuhën e përbashkët, të bëjmë ato që presin prej nesh amerikanët,” thotë Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bohner.

“Demokratë, republikanë, të pavurur, të gjithë na kanë thënë të njëjtën gjë. Ata duan që ne të punojmë së bashku,” thotë ligjvënësja demokrate Nancy Pelosi.

Megjithatë, kompromisi bëhet edhe më i vështirë në një vit zgjedhjesh siç është viti aktual.

XS
SM
MD
LG