Lidhje

SHBA: Virxhinia miraton masën ligjore për sonogramë të detyrueshme para abortit


Ligjvënësit në shtetin e Virxhinias miratuan një masë ligjore që i detyron gratë që kërkojnë të abortojnë t’i nënshtrohen fillimisht një ekzaminimi me ultrasound.

Projektligji u miratua me lehtësi në Dhomën e Delegatëve të kontrolluar nga republikanët dhe guvernatori Bob McDonnell ka thënë se do ta nënshkruaj në ligj.

Procedura e ekzaminimit është menduar të përcaktojë moshën e fetusit para se nëna të mund të ndërpresë shtatëzaninë. Një projektligj i mëparshëm kërkonte një formë më të komplikuar ndërhyrjeje sesa një ekzaminim rutinë. Por protestat e përkrahësve të të drejtës së abortit bënë që sponsorizuesit e këtij projektligji ta ndryshonin formulimin e tij.

XS
SM
MD
LG