Lidhje

Nuk arrihet marrëveshje për zgjerimin e zonës së Shengenit

  • Zëri Amerikës

Nuk arrihet marrëveshje për zgjerimin e zonës së Shengenit

Nuk arrihet marrëveshje për zgjerimin e zonës së Shengenit

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian nuk ranë sot dakord lidhur me zgjerimin e zonës së Shengenit, ku deri tani janë përfshirë 25 vende evropiane. Fjala është për përfshirjen e Rumanisë dhe Bullgarisë, vende të BE-së, në zonën e Shengenit.

Të dyja këto vende shpresojnë të bëhen pjesë e zonës Shengen brenda vitit dhe për këtë ato kanë mbështetjen e shumë vendeve anëtare të BE-së. Por Holanda dhe Finlanda kanë shprehur kundërshtime, duke thënë se të dyja këto vende duhet të bëjnë më tepër në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kjo çështje u diskutua sot në një takim të ministrave të brendshëm në Bruksel. Për të siguruar pranimin në zonën e Shengenit, nevojitet miratimi nga të 22 vendet që janë njëkohësisht anëtarë të BE-së dhe të Shengenit. Rumania dhe Bullgaria u anëtarësuan mnë BE në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG