Lidhje

Ekspertët: Përmbytjet në Shkodër më të mëdhatë ndonjëherë në Shqipëri

  • Pëllumb Sulo
  • Shkodër

Ekspertët: Përmbytjet në Shkodër më të mëdhatë ndonjëherë në Shqipëri

Ekspertët: Përmbytjet në Shkodër më të mëdhatë ndonjëherë në Shqipëri

Përmbytjet e ditëve të fundit, që janë të pestat brenda këtij viti në Shkodër, vlerësohen nga ekspertët si më të mëdhatë deri tani në Shqipëri..

Për profesorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Marenglen Gjoni, ndryshe nga përmbytjet e fillimvitit, përmbytjet e ditëve të fundit erdhën nga Liqeni i Shkodrës.

Ngjarja e kësaj rradhe erdhi në mënyrë të paimagjinueshme nga Liqeni i Shkodrës. Në basenin e Liqenit të Shkodrës u grumbullua një sasi jashtë mase e ujrave. Duhet të kemi parasysh se, së bashku me basenin e Lumit Drin, Liqeni Buna dhe Drini përbëjnë një sipërfaqe ujëmbledhëse të përafërt me sipërfaqen e shtetit tonë, Pra, tërësia e këtyre ujrave këtu bashkohen dhe, në këtë nyje kyçe siç është lidhja e Bunës me Drinin, përherë kur ka ekses, rritje të prurjeve të rreshjeve, krijohen vështirësi.

Për profesor Dhimitër Voglin, specialist në fushën e studimit dhe projektimit të ujrave, përmbytjet e ditëve të fundit nuk mund të shmageshin.

Këto përmbytjeje nuk mund të shmangeshin. Megjithëse janë të pestat, por këto janë përmbytjet më të mëdha që kanë ndodhur gjatë këtij viti, po unë do të thosha edhe përmbytjet më të mëdha të ndodhura ndër vite. Niveli i Liqenit në vitin 1963 ishte 10 e 32 në kuotë apsolute, niveli historik që ka qenë i matur deri në këtë kohë ka qenë 10 e 52 në vitin 1941, kurse niveli i Liqenit, me datën 5 dhjetor të këtij viti, arriti nivelin 10 e 55, pra praktikisht niveli më i madh dhe më i lartë i dokumentuar deri tani.

Projektuesi hidroteknik Ritvan Gjeçaj thotë se, prurjet ishin aq të mëdha, sa niveli i ujrave të përmbytjes e kaloj lartësinë e argjinaturave të Nënshkodrës.

Niveli historik i arritur në fusha është 6 e 15, kur të gjitha argjinaturat e kësaj zone janë të ndërtuara në kuotën 6. Pra, praktikisht, niveli i ujrave këtë rradhë ka arritur më lart se kreshat e argjinaturave. Nuk ka lidhje kjo përmbytje me ndërtimin ose rikonstruksionin e këtyre argjinaturave.

Me më shumë se 14 mijë hektarë tokë të përmbytura, rreth 8500 banesa të përmbytura ose të rrethuara nga uji, disa qindra biznese të shaktërruara dhe mbi 20 mijë përsona të evakuar, shënojnë sipas ekspertëve edhe rekordin historik të shenuar nga përmbytjet

Ekspertët e fushës hidroteknike thonë se mund të merren masa emergjente për të ndaluar përsëritjen e përmbytjeve në të ardhmen, ndërkohë që shprehin nevojën e studimeve dhe investimeve serioze në këtë rajon, të dëmtuar tashmë rëndë nga përmbytjet e njëpasnjëshme.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG