Lidhje

Vazhdon të jetë e rëndë situata në zonat e përmbytura të Nënshkodrës


Vazhdon të jetë e rëndë situata në zonat e përmbytura të Nënshkodrës
Vazhdon të jetë e rëndë situata në zonat e përmbytura të Nënshkodrës

Për shkak të vazhdimit të rreshjeve, situata në zonat e përmbytura të Nënshkodrës vazhdon të jetë e rëndë dhe e pasigurtë për banorët.

Në komunën e Dajçit, mes dëmeve të shumta janë edhe çarjet e dy argjinaturave, asaj të fshatit Darragjat dhe fshatit Dajç, të cilat vazhdojnë të mbajnë të përmbytura rreth 3 mijë hektarë tokë bujqësore dhe disa qindra banesa në këtë komunë. Ndaj, sipas gjeneral Vladimir Qiriazit, një numër i madh forcash të armatosura dhe mjete të ushtrisë janë përqendruar sot në riparimin e argjinaturës së Darragjatit.

Aktualisht, ndodhemi ne Samrishtin e vjetër, në një pjesë të çarë të argjinaturës së këtij fshati dhe, siç e shikoni, pjesa më e madhe e forcave të armatosure janë përqendruar në këtë pikë, që është edhe një ndër pikat më kritike për momentin. Nga mbydhja e kësaj hapesire të çarë të argjinaturës, tani ne pretendojmë të ndërpresim futjen e ujit në brendësi të fshatit Samrish. Kemi përqendruar më shumë se 60 forca, por edhe mjete që janë të angazhuara në transportimin e rërës, në mbushje thasësh, përdorimin e mjeteve të ndryshme xhenjere.

Për kryetarin e Komunës së Dajçit, Arben Gjuraj, krahas vazhdimit të operacioneve humanitare, parësore mbetet mbydhja e çarjes së argjinaturës së dëmtuar.

Kryetari i komunës së Dajçit thotë se, përmbytjet e javëve të fundit ishin më të mëdha se ato të fillimvitit. Sipas tij, në komunën e Dajçit janë përmbytur më shumë se 3 mijë hektarë tokë bujqësore, 1500 banesa dhe 600 biznese apo njësi private, ndërkohë që regjistrohen dëmtime të mëdha në blegtori.

XS
SM
MD
LG