Lidhje

Berisha: Vëmendja kryesore tek ndihma për qytetarët në vështirësi

  • Pëllumb Sulo

Berisha: Vëmendja kryesore tek ndihma për qytetarët në vështirësi

Berisha: Vëmendja kryesore tek ndihma për qytetarët në vështirësi

Kryeministri Berisha, i cili kryesoi Komitetin ndërministror të përballimit të situatës, e vlerësoi gjendjen si të përkeqësuar, jo vetëm në Shkodër, por edhe në disa rajone të tjera të Shqipërisë. Zoti Berisha tha se qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore edhe për Lezhën dhe Durrësin, por ai e velresoi si më te renduar situaten ne Shkoder. Kryeministri Berisha porositi që t'i vihet në ndihme çdo qytetari qe gjendet në vështiresi në zonat e përmbytura. Ai vlerësoi punën e strukturave të policisë dhe ushtrësë, duke u shprehur se deri tani është bërë e mundur që të mos ketë asnjë viktimë në këtë situatë emergjente.

"Po punohet me intensitet në të gjitha frontet. Janë shpërndarë mijëra pako ndihmë. Janë evakuuar deri tani rreth 4000 familje, apo 12 mijë vetë të regjistruar. Po merren masa për të garantuar shërbimin shëndetësor, po merren masa për t'i qëndruar prapa çdo qytetari," tha kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

XS
SM
MD
LG