Lidhje

Marrëveshje për hipotekimin e dhjetra mijëra banesave në Tiranë


Marrëveshje për hipotekimin e dhjetra mijëra banesave në Tiranë
Marrëveshje për hipotekimin e dhjetra mijëra banesave në Tiranë

Në Shqipëri Bashkia e Tiranës nënshkroi sot një marrëveshje me ministrinë e Drejtësisë dhe atë të transporteve, duke i hapur rrugë kështu hipotekimit të dhjetra mijëra apartamenteve dhe banesave në kryeqytet.

Behet fjalë për ndërtime të shumta të realizuara që nga fundi i viteve ’90 e deri më sot të cilat duke qenë se kishin devijuar nga projekti i miratuar, nuk plotësonin kushtet për përmbylljen e gjithë dokumentacionit të nevojshëm që do të mundësonte me pas hipotekimin.

Me marrëveshjen e sotme, sipas kryetarit të Bashkisë Lulëzim Basha, krijohet instrumenti i nevojshëm që i jep fund, privimit të padrejtë nga titulli i pronësisë familjeve të cilat kanë blerë apartamentet e tyre e që nuk kanë përgjegjësi për shkeljet e kryera nga ndërtuesit.

Kryebashkiaku Basha deklaroi se qytetarët do të pajisen me certifikatat e pronësisë. Banesat e bllokuara për shkak të mos hipotekimit kapin sipas zotit Basha një vlerë prej afër 700 deri 800 milion euro të cilat do të mund të përdoren nga qytetarët si shuma kolateriali në marrëdhëniet e tyre të mundshme me bankat. Procesi protet të nis në gjysmën e dytë të nëntorit.

XS
SM
MD
LG