Lidhje

Shqipëri: Rreshjet e reja të borës thellojnë gjendjen emergjente

  • Pëllumb Sulo
  • Zëri Amerikës

Shqipëri: Rreshjet e reja të borës thellojnë gjendjen emergjente

Shqipëri: Rreshjet e reja të borës thellojnë gjendjen emergjente

Pas dy ditë ndërprerjeje, në zonën veriore të Shqipërisë kanë rifilluar rreshjet e dëborës, duke vështirësuar edhe më shumë gjëndjen e mijëra banorëve që, prej dhjetë ditësh, kanë mbetur të izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Stukturat e emergjencave civile njoftojnë për 15 akse kombëtare rrugore të bllokuara në Qarqet Kukës dhe Shkodër. Për shkak të izolimit prej dhjetë ditësh, në të gjithë zonën veriore po shfaqen emergjenca shendetësore dhe ushqimore. Ndërkohë, ka nisur shpërndarja e pakove ushqimore, por sasia e tyre është ende e vogël, krahasuar me nevojat që paraqiten në terren.

XS
SM
MD
LG