Lidhje

Tre deputetët socialistë do të flasin në parlament për 21 janarin


Tre deputetët socialistë do të flasin në parlament për 21 janarin

Tre deputetët socialistë do të flasin në parlament për 21 janarin

Parlamenti shqiptar hodhi sot një hap tjetër për të lehtësuar hetimet mbi demonstratën e dhunshme të 21 janarit, ku humbën jetën 4 protestues dhe u palgoën dhjetëra të tjerë civilë e ushtarakë. Komisioni i rregullores dhe mandateve miratoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit parlamentar të tre deputetëve socialistë Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj, pasi ata vetë dërguan një letër ku jepnin miratimin e tyre për këtë masë që lejon hetimet e mëtejshme.

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli tha se deputetët sollën në komisionin e mandateve një letër të përbashkët ku thoshin se janë dakord që kolegët të vazhdojnë procedurat për heqjen e imunitetit të tyre për t’u vënë në dispoziocion të drejtësisë. Ata deklaruan se shpjegimet e tyre lidhur me këkresën e prokurorisë dhe rolin e tyre në demonstratën e 21 janarit nuk do t’i jepnin para këtij komisioni parlamantar, sic pritej gjithë javën, por në seancën e radhës të parlamentit të enjten e ardhshme. Kërkesa e prokurorisë drejtuar parlamentit që t’u heqë atyre imunitetin parlamentar dhe për të vazhduar me procedura të tjera hetimore u shoqërua me një material voluminoz me prova mbi veprimtarinë e tyre atë ditë.

Emrat e tre deputetëve socialistë Doshi, Balla dhe Baraj u përmendën në deklaratën e fundit të prokurores së përgjithshme Ina Rama për heqje imuniteti, ndërkohë që njoftoi arrestimin e komandantit të përgjithshëm të Gardës, shoferit të tij, dhe specialistit të kompjuterave në kryeministri, me akuzat njëri për vrasjen e një protestuesi dhe të tjerët për fshehje të provave të krimit. Zonja Rama tha një ditë më parë se ngjarjet e 21 janarit po hetohen nëse protestuesit janë organizuar për veprime të dhunshme në tubim të paligjshëm. Ajo tha se nga laboratorët e kriminalistikës ende priten përgjigje të tjera mbi materiale dhe detaje dhe se emrat e përmendur në publik mund të mos jenë të vetmit që dyshohen për veprimet e paligjshme të asaj dite. Sipas saj, prokuroria ende nuk është gati të kërkojë hapjen e një gjyqi për të akuzuarit.

XS
SM
MD
LG