Lidhje

Misionarët e Pajtimit: Gjakmarrja mbetet problem serioz në Shqipëri


Misionarët e Pajtimit: Gjakmarrja mbetet problem serioz në Shqipëri
Misionarët e Pajtimit: Gjakmarrja mbetet problem serioz në Shqipëri

Pas një ekspedite dy mujore nëpër zonat më problematike të vendit, Misionarët e Pajtimit, pjesëtarë të Shoqatës Mbarëkombëtare të Pajtimit, publikuan një raport me të dhënat e mbledhura prej tyre mbi përmasat e fenomenit të gjakmarrjes dhe ngujimit në Shqipëri. Sipas Misionarëve të Pajtimit, 80 % e vrasjeve ndodhin për shkak të konflikteve për tokën. Vetëm gjatë vitit të kaluar dhe periudhës në vazhdim, sipas Misionarëve të Pajtimit, në Shqipëri janë vrarë për gjakmarrje 17 persona. Por shqetësuese janë edhe të dhënat e publikuara prej tyre mbi permasat e fenomenit të ngujimit, që sipas Misionarëve ka prekur edhe një numër të madh fëmijësh. Raporti i publikuar bie ndesh me deklaratat e përsëritura të zyrtarëve shqiptarë, të cilët deklarojnë se vitet e fundit ka një rënie të ndjeshme të rasteve të gjakmarrjes dhe ngujimit nëShqipëri.

XS
SM
MD
LG