Lidhje

Tiranë: Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë ndaj të dyshuarit Kasaj


Tiranë: Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë ndaj të dyshuarit Kasaj
Tiranë: Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë ndaj të dyshuarit Kasaj

Në Tiranë Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë ndaj përgjegjësit të Teknologjisë në Këshillin e Ministrave Armando Kasaj i cili është i përfshirë në hetimet e ngjarjeve të 21 janarit të vitit të shkuar.

Kasaj ishte venë fillimisht në arrest shtëpie, por prokuroria kishte kërkuar burgimin e tij. Ndërsa Gjykata e Apelit vendosi sot ta lere te lire vetëm me detyrimin për paraqitje. Kasaj akuzohet se ka fshirë filmimet e kamerave të sigurisë së Këshillit të ministrave nga serveri, por pas seancës ai mohoi të ketë bërë një veprim të tillë duke deklaruar se kishte bërë dy herë vetëm kopjime të pamjeve të cilat ja kishte dhënë Gardës se Republikës. Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit lkishte lene sërish në arrest shtëpie komandantin e gardës Ndrea Prendi. Prokuroria ka deklaruar se plumbi që ka vrarë njërin prej katër vitkimave ka dalë nga arma e Prendit. Ndërkohë për shoferin e tij Margarit Kume i cili dyshohet të ketë ndihmuar Prendin për të nderruar tytën e armës, Apeli ka vendosur vetëm detyrim paraqitje.

Ndërkaq po sot, Gjykata e Tiranës refuzoi kërkesën për lirimin e oficerit të Gardës Agim Llupo i cili dyshohet për vrasjen e një tjeter protestuesi. Dy ditë më parë kjo gjykatë kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e hetimeve ndaj tij

XS
SM
MD
LG