Lidhje

Shqipëria ngre shqetësime pranë palës greke për radhët e gjata në kufi


Shqipëria ngre shqetësime pranë palës greke për radhët e gjata në kufi
Shqipëria ngre shqetësime pranë palës greke për radhët e gjata në kufi

Në Shqipëri autoritetet I shprehën sot shqetësimin e tyre palës greke për vonesat dhe radhat e gjata në kufirin mes dy vendeve.

Gjatë vizitës sot në Tiranë të drejtorit të përgjithshëm të policisë greke Eleftherios Ikonomu, ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka ngritur cështjen e vonesave që u krijohen qyetarëve shqiptarë në pikat greke të kalimit të kufirit gjatë sezonit të pushimeve verore apo të festave të tjera tradicionale. Drejtori i policisë greke ka shprehur gatishmërinë për marrjen e masave për të evituar vonesat e pajustifikuara, ndërkohë që në deklarimin e tij për gazetarët ai I ka justifikuar ato me fluksin e madh që haset në këtë periudhë dhe është shprehur se megjithatë ka një rritje të cilësisë së shërbimit.

Ministri Nishani gjatë takimit ka përmendur edhe rastet e pengimit të disa qytetarëve shqiptarë për të kaluar kufirin si dhe dëmtimin nga ana e policisë greke të dokumentave të tyre të udhëtimit, duke ju referuar kështu episodeve me qytetarët me origjinë came. Sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme zyrtari I lartë I policisë greke e ka cilësuar të papranueshëm dëmtimin e dokumentave të qytetarëve shqiptarë, ndërsa i pyetur nga gazetarët ai nuk preferoi të jepte asnjë shpjegim.

Gjatë takimeve në Tiranë, të dyja palët kanë nënvizuar nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit në luftën kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar.

XS
SM
MD
LG