Lidhje

Shqipëri: Hetimi parlamentar; Dorëhiqet Nënkryetari i KLD Spahiu

  • Armand Mero
  • Zëri Amerikës

Shqipëri: Hetimi parlamentar; Dorëhiqet Nënkryetari i KLD Spahiu

Shqipëri: Hetimi parlamentar; Dorëhiqet Nënkryetari i KLD Spahiu

Në Shqipëri nënkryetari e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu dha sot dorëheqjen, pasi një komision hetimor i parlamentit ka nisur punën për hetimin e veprimtarisë së tij duke e akuzuar ate se ka shkelur ligjin ndersa eshte marre me aktivitet politik. Zoti Spahiu, i cili e ka konsideruar të paligjshëm këtë komision, tha se ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e se largohej në mënyrë që gjykata të jepte një vendim të paanshëm. Ndërkaq kryetari i komisioni parlamentar në përbërje të të cilit janë vetëm përfaqësues të shumicës, njoftoi se do të bëjë kallzim penal ndaj zotit Spahiu për shkak të refuzimit të tij per t’i dhënë komisionit dokumentacionin e kërkuar prej tij.

XS
SM
MD
LG