Lidhje

Debate të ndezura në Këshillin e Lartë të Drejtësisë

  • Armand Mero

Debate të ndezura në Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Debate të ndezura në Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Në Shqipëri debate të forta u zhvilluan sot në Këshillin e lartë të Drejtësisë i cili u mblodh për të diskutuar rreth shqetësimeve të ngritura nga gjyqtarët e Kolegjit zgjedhor për akuzat e lëshuara ndaj tyre nga përafqësuesit e opozitës për marrjen e shumave marramendëse për të dhënë vendimet në favor të shumicës qeverisëse.

Mbledhja e Këshillit pati momente të shumta të nxheta dhe shkëmbime replikash mes anëtareve ku nuk kanë munguar edhe akuzat për angazhime politike të anëtarëve të Këshillit apo kërkesa ndaj kreut të shtetit Bamir Topi i cili sipas një prej anëtarëve duhet të ishte sot në mbledhje.

Presidenca reagoi me vonë duke u i bërë thirrje përmes zëdhënëses së tij, aktorëve kryesorë politik dhe mediave të kontrolluara prej tyre që konfliktet dhe mosmarrëveshjet politike të mos tentojnë t’i zhvendosin te sistemi gjyqësor.

XS
SM
MD
LG