Lidhje

Fyle, Ashton: Zgjedhjet dëshmuan nevojën për reformën e kornizës ligjore


Fyle, Ashton: Zgjedhjet dëshmuan nevojën për reformën e kornizës ligjore
Fyle, Ashton: Zgjedhjet dëshmuan nevojën për reformën e kornizës ligjore

Në Bruksel sot u zhvillua takimi i tretë i Këshillit të Stabilizim Asocimity mes Shqipërisë dhe Bashkimit europian. Në dikutimet e sotme, përveç analizës së përgjithshme të ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit, një vend të rëndësishëm zuri situata politike dhe veçanërisht gjendja e krijuar pas zgjedhjeve për pushtetin vendor. Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle duke iu referuar deklaratës së tij të përbashkët me përfaqësuesin e lartë të BE Ketrin Ashton tha se zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira dhe dëshmuan qartazi nevojën për reformën e kornizës ligjore që lidhet me zgjedhjet. Bashkimi Evropian përsëriti thirrjet e tij që ngërçi politik të tejkalohet dhe në vend të rinisë dialogu politik mes palëve. Takimi i sotëm vjen pak muaj para se Komisioni Evropian të publikojë opinionin e tij të radhës për Shqipërinë dhe kërkesën e saj për të marrë statusin e vendit kandidat dhe gjithashtu pasi vendi mbylli një kapitull të gjatë e të shoqëruar me polemika të forta mbi zgjedhjet për pushtetin vendor të 8 majit Ishte e pritshme që kriteret politike dhe zgjedhjet si pjesë e rëndësishme e këtyre kritereve, të zinin një vend të rëndësishëm në bisedimet e sotme. Në deklaratën e përbashkët ne mbyllje të takimit palët i janë referuar qëndrimit të Këshillit të ministrave të jashtëm të BE të 20 qershorit, ndërsa në konferencën e shtypit komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle lexoi deklaratë e përbashkët që ai dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit europian Catherin Ashton lëshuan po gjatë ditës së sotme. Në këtë deklaratë shprehet “shqetësimi për kundërshtitë dhe polarizimin rreth vendimit të Komisionit qëndror të zgjedhjeve dhe Kolegjit zgjedhor, përfshirë vendimin e fundit dhe arsyetimn e këtij kolegji” tha zoti Fyle. Ai së bashku me baroneshën Ashton vlerësojnë se “zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira dhe kjo dëshmoi qartazi nevojën e reformës së kuadrit ligjor që lidhet me zgjedhjet”, citoi zoti Fyle nga deklarata. “Problemet në kuadrin ligjor dhe procesin elektoral duhet të trajtohen në mënyrë gjithëprëfshirëse, efektive dhe konsensuale përmes reformës zgjedhore, në linjë me rekomandimet e OSBE/Odihr”, tha zoti Fyle duka saktësuar se do të pritet edhe raporti përfundimatr i vëzhguesve të ODIHR. Në këtë kontekst vazhdoi ai, “është e mirëpritur nisma e sekeretarit të përgjithshëm të Këshillit të europës për të kërkuar një opinion nga komisioni i Venecias në mënyrë që probleme të ngjashme të evitohen në zgjedhjet e ardhshme”. Ai shtoi se pret që “kjo nismë të mbështetet nga të gjithë palët në Shqipëri si pjesë e përpjekjeve serioze për të kapërcyer vështirësitë e vërejtura në proceset zgjedhore”. Komisioneri për zgjerimin dhe baronesha Ashton theskojnë se “tani që kolegji zgjedhor e ka përfunduar detyrën e tij, është koha që forcat politike të tejkalojnë ngërcin politik dhe ti kthehen dialogut , gjë e cila do të mundësonte funksionimin e duhur të institucioneve kyce vecanërisht të parlamentit. Puna për rekomandimet e lëna nga Komisioni europian - tha ai - duhet të vazhdojë në një mënyrë efektive dhe përfshirëse. Për të bërë progres drejt integrimit europian është jetike dhe urgjente të kryhen reforma elektorale dhe kushtetuese, reforma mbi rregullat dhe procedurat parlamentare si dhe reforma të tjera kyce”. Zoti Fyle nënvizoi se “komisioni europian është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit” duke shtuar se “udhëheqësit politik shqiptar duhet të dëshmojnë se janë të gatshëm të punojnë së bashku në këtë drejtim dhe ti vënë interesat e vendit mbi ato të partive të tyre”. Sipas tij rrga e integrimit europian të vendit “ka nevojë për një platformë që pozita dhe opozita të bashkëpunojnë, për një qeverisje të shumicës që të punojë mbi këtë cështje, dhe një opozitë konstruktive që të marrë pjesë aktive në institucione dhe në parlament. Bojkoti nuk është pjesë e BE”, nënvizoi ai. Klima politike ne vend nuk ka qene e favorshme qe Shqiperia te përparojë dhe të realizojë kërkesat e Bashkimit europian. Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle u shpreh i shqetësuar për “mundësinë e humbur për të bërë progres thelbësor drejt prioriteteve kyce dhe sfidave të integrimit europian”. Ne deklaratën e përbashkët njihen disa përparime të bërë dhe përpjekje në luftën kundër korrupsionit, apo përmirësime ligjore në fushën e të drejtave të njeriut, por theksohet sërish se “korrupsioni është një problem vecanërisht serioz në vend” dhe se “është jetike që të ketë raste bindëse të hetimit dhe dënimit për korrupsion të atyre që gjenden fajtorë, përfshirë këtu raste të korrupsionit në nivelet e larta”. Po ashtu në deklaratë vërehet se mbeten sfida kyce “një shërbim civil i pavarur dhe profesional, reforma në sistemin gjyqësor e cështja e të drejtave të pronës. Shteti ligjor dhe pavarësia, paanësia transparenca efikasiteteti dhe besueshmëria e gjkyqësorit janë element qëndrorë në vlerësimin e kritereve politike” shkruhet në deklaratë. Rëndësi i kushtohet gjithashtu “zbatimit efektiv të legjislacionit në luftën kundër krimit të organizuar përfshirë burimet e përshtatshme dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve të ligjit”. Ka patur gjithashtu vlerësime lidhur me aspekte ekonomike apo në zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asopcimit, si dhe për respektimin e marrëveshjes së liberalizimit të vizave. Nga ana e tij ministri i jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto ka përsëritur “gatishmërinë e qeverisë shqiptare, si më parë dhe tani, për tu angazhuar në një proces gjithëpërfshirës për reformën zgjedhore që të trajtojmë të gjitha cështjet që janë ngritur në rekomandimet e OSBE në zgjedhjet e kaluar dhe ato të majit”. Ai tha se ka theksuar “gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar ngushtësisht me ODIHR dhe Komisionin e Venecias në hartimin dhe miratimin e ndryshimeve të kodit për zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur dhe ne tani duhet të nxjerrim mësime dhe të përmirësojmë kuadrin ligjor për të ardhmen”, tha ministri i jashtëm shqiptar.

XS
SM
MD
LG