Lidhje

Qeveria e Shqipërisë, kritika të ashpra kundër kompanisë Cez

  • Armand Mero

Qeveria e Shqipërisë, kritika të ashpra kundër kompanisë Cez

Qeveria e Shqipërisë, kritika të ashpra kundër kompanisë Cez

Në Shqipëri, ministria e ekonomisë sulmoi sot me tone të ashpra kompanine ceke Cez e cila ka në administrim sitemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj saj, Cez ka ndërprerë furnizimin e energjisë për disa ujesjellësa duke shkatuar kështu mungesën e furnizimit me uje në disa zona të vendit.

Ministria e Ekonomisë e quajti të papranueshem vendimi e Cez-it sidomos në këtë periudhë sezoni turistik duke i kujtuar asaj se detyrimet që kjo kompani ka ndaj dy shoqërive të tjera shtetërore të energjisë janë disa herë më të mëdha se ato të ujësjellësave e duke e akuzuar për keqadministrim. Ministria madje saktësonte në njoftimin e saj se po punonte për liberalizimin e tregut të shpërndarjes i cili aktalisht kontrollohet vetëm nga CEZ-i.

Kompania ceke në reagimin e saj tha se nuk mund të tolerojë detyrimet e ujësjellësave që arijnë në 11 milion dollarë dhe se ajo është detyruar të vendosë ndërprerjen pasi ka konsumuar ndërkohë pa sukses shumë hapa të tjerë për zgjidhjen e problemit

XS
SM
MD
LG