Lidhje

Arvizu: Duhet konsensus kombëtar për integrimin evropian

  • Armand Mero

Arvizu: Duhet konsensus kombëtar për integrimin evropian

Arvizu: Duhet konsensus kombëtar për integrimin evropian

Në Shqipëri ambasadori i shteteve të Bashkuara Alexandër Arvizu,tha sot se vendit i nevojitet një konsensus kombëtar për të bere perparim ne rrugen e integrimit europian.

Këto komente ambasadori Arvizu i bëri në përfundim të një takimi me ministrin e jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto. Sipas ambasadorit amerikan duhet që të ketë një unifikim të qëndrimit të palëve dhe me këtë unfikim objektivat janë të arritshme tha ai. Edhe ministri Haxhinasto foli për një pakt kombëtar I cili të ketë si objektiv zbatimin e 12 prioriteteve të përcaktuara nga Bashkimi europian për Shqipërinë. Sipas tij të gjitha forcat politike duhet të angazhohen në një proces të pakushtëzuar për t’i respektuar dhe zbatuar këto prioritete.

Tetorin e ardhshëm komisioni europian do të paraqesë opinionin e tij mbi ecurinë e Shqipërisë në plotësimin e kërkesave për marrjen e Statusit kandidat. Vitin e kaluar Shqipërisë nuk ju dha ky status, ndërkohë që ngërci i gjatë politik si dhe polemikat për zgjedhjet e 8 majit për pushtetin vendor, nuk e kanë ndihmuar përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit të saj europian.

XS
SM
MD
LG