Lidhje

Shqipëri: Shënohet përvjetori i shpërthimit të Gërdecit

  • Armand Mero

Në Shqipëri, familjarët e viktimave të Gërdecit përkujtuan sot sërish të afërmit të tyre katër vjet pas shpërthimit që i mori jetën 26 personave dhe plagosi afër 300 të tjerë. Homazhe ne vendin e shpërthimit zhvilluan edhe përfaqësues të opozitës.

Në memorialin ku janë gdhendur emrat e atyre që humbën jetën në Gërdec, u mblodhën sërish familjarët dhe të afërmit e viktimave. Lotë dhe fjalë dhimbjeje shoqëruan minutat e qëndrimit të tyre pranë vendit ku shpërthimi hapi një krater gjigand.

Këtë herë përvjetori përkoi dhe me vendimin e parë të Drejtësisë shqiptare për cështjen e Gërdecit. Por edhe sot familjarët e viktimave i cilësuan dënimet e gjykatës së Tiranës si një vrasje të dytë. Ndërsa për kryetarin socialist Edi Rama, qe vizitoi familjen Durda, e cila humbi një djale 6 vjecar, vendimi i gjykatës ishte jo vetëm vrasje por edhe poshtërim për viktimat, u shpreh zoti Rama.

Tre ditë më parë gjykata dënoi me 10 deri 18 vjet burg ata që konsideroheshin si përgjegjësit kryesor të ngjarjes së rëndë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së rregullave të sigurisë teknike, ndërkohë që prokuroria i kish konsideruar ata përgjegjës edhe për vrasje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG